KryesoreLajme

Aivo Orav emërohet ambasador i ri i BE-së në Kosovë

Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar diplomatin estonez, Aivo Orav, në postin e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së në Kosovë.

Sipas BE-së, ai do të marrë detyrën më 1 shtator 2024 dhe do të ketë një mandat fillestar prej dy vjetësh, duke pasur Tomas Szunyog, që ka qenë në këtë post që nga viti 2020.

Lexo më shumë  KLSH: Ujësjellësit po mbulojnë dështimet e tyre duke rritur çmimin e ujit për qytetarët në Shqipëri

“Orav do të ketë rol udhëheqës në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, paqësore, demokratike dhe multietnike, e cila bashkëpunon me rajonin. Ai po ashtu mbështet perspektivën evropiane të Kosovës dhe afrimin me BE-në. Ai do të monitorojë, ndihmojë dhe lehtësojë përparimin në fushën politike, ekonomike dhe prioritetet evropiane”, tha BE-ja.

Shefi i ardhshëm i zyrës së BE-së në Kosovë ka përvojë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi më herët ka shërbyer si shef i delegacionit të bllokut evropian në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi.

Lexo më shumë  Si sot para 11 viteve, me presionin e Thaçit u votua formimi i Gjykatës Speciale dhe u votua kundër mocionit për krimet e Serbisë në Kosovë

Orav aktualisht është përfaqësues i përhershëm i Estonisë në BE./REL

YouTube player