KryesoreLajme

13 vjet nga rënia, Sveçla: Enver Zymeri u kthye në shembull e motiv për qindra vajza e djem të Kosovës

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, kujton heroin Enver Zymeri, në 13-vjetorin e rënies së tij heroike.

Ministri Sveçla shprehet se “Zymeri u kthye në shembullin dhe motivin e qindra vajzave e djemve të Republikës sonë që edhe sot, 13 vjet pas rënies së tij, shërbejnë në çdo cep të Kosovës’

Ministri nuk harron të kujton edhe Afrim Bunjakun, i cili tha ai, u vra në sulmin terrorist të Serbisë në Banjskë më 24 shtator, dhe policët e tjerë të rënë në kryerje të detyrës.

Postimi i plotë i ministrit Sveçla në Facebook:

13 vjet nga rënia në krye të detyrës e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Heroit Enver Zymeri.

Lexo më shumë  Murati sqaron raportin e Bankës Botërore dhe demanton dezinformatat: BB tha se papunësia në Kosovë në fund të vitit 2023 ishte vetëm 10.9%

13 vite më parë, gjatë një operacioni policor në veri të vendit, në fshatin Zubç të Zubin Potokut, nga një grup i armatosur kriminal i Serbisë, u vra pjesëtari i Policisë së Kosovës, Heroi Enver Zymeri. Me shërbimin e tij me vullnet e përkushtim deri në sakrificë sublime, Heroi Enver Zymeri përjetësoi betimin e pjesëtarit të Policisë së Kosovës. Ai u kthye në shembullin dhe motivin e qindra vajzave e djemve të Republikës sonë që edhe sot, 13 vite pas rënies së tij, shërbejnë në çdo cep të Republikës së Kosovës.

Në nderim të sakrificës sublime të Hero Enver Zymerit, prej tre vitesh 26 korrikun e shënojmë si Ditën memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës. Listës së të rënëve, shokëve të tij të lavdisë, këtë vit i është shtuar Heroi Afrim Bunjaku, i vrarë në sulmin terrorist të Serbisë në Banjskë me 24 shtator.

Lexo më shumë  Iu shembën banesat për Unazën e Re, 4 familje nuk dëmshpërblehen nga Bashkia e Tiranës

Sot dhe çdo ditë u jam mirënjohës djemve e vajzave tona që bartin me nder e krenari uniformën e Policisë së Kosovës dhe shërbejnë e mbrojnë Republikën tonë, duke realizuar kështu aspiratat e 23 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës.

Lavdi e përjetshme Heroit Enver Zymeri!

Rruga Press

YouTube player