Shëndetësi

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur ndaloni së ngrëni sheqer?

Nuk është e thjeshtë të ndalosh së ngrëni gjëra të ëmbla. Por të reduktosh sasinë e sheqerit sjellë përfitime të mëdha në shëndet.

Sheqeri shkakton shumë rrudha në trupin e njeriut, ndaj ekspertët këshillojnë se po të reduktoni sasinë e sheqerit, mund të dukeni 10 vjet më të rinj.

Do të jeni më të lumtur
Mund të mendoni se një ëmbëlsirë mund t’ju bëjë të lumtur. Por ekspertët e thonë të kundërtën. Patjetër që ditët e para do ta keni të vështirë pasi trupi është mësuar me sheqer, por më vonë do të ndjeheni të lumtur.

Lexo më shumë  Këto ushqime ndihmojnë në uljen e kolesterolit

Më pak kile
Mesatarisht ne konsumojmë 22 lugë sheqer në ditë, që është e barabartë me 350 kalori. Nëse ju konsumoni më pak, kjo përkthehet në më pak kile për trupin tuaj.

Më pak shanse për shfaqjen e diabetit
Nëse hani ushqime të kontrolluara me më pak sheqer, patjetër që do të keni shumë më pak mundësi të prekeni nga sëmundja e diabetit.

Lexo më shumë  Këto ushqime ndihmojnë në uljen e kolesterolit

Do të jetoni më gjatë
Presioni i lartë i gjakut është një faktor i madh rreziku për sëmundjet e zemrës, siç është diabeti dhe obeziteti, të cilat janë të lidhura me konsumin e sheqerit të tepërt. Sheqeri gjithashtu rrit yndyrat që përbëjnë rrezik për sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.

YouTube player