Uncategorized

Presidenti Biden: Është koha që t`ia kaloj pishtarin brezit të ri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u ka thënë amerikanëve në një fjalim televiziv se është koha për t`ia kaluar pishtarin një brezi të ri, derisa ka folur për vendimin historik për t`i dhënë fund fushatës së tij presidenciale.

Presidenti amerikan, Joe Biden, 81 vjeç, tha se ai tërhoqi kandidaturën e tij dhe mbështeti zëvendëspresidenten e SHBA-së, Kamala Harris, për të bashkuar demokratët dhe vendin.

Fjalimi ne Shtëpinë e Bardhë shënoi paraqitjen e tij të parë publike, që kur ai doli nga gara më 21 korrik, duke i hapur rrugën Kamala Harris për të kandiduar për nominimin e partisë.

Ndërkohë, kandidati republikan për president, Donald Trump, tha në një tubim se Harris ishte një “e çmendur radikale e majtë”.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Sondazhet e deritanishme të opinionit tregojnë një garë të ngushtë midis Trump-it dhe Harris-it në një garë hipotetike.

Në fjalimin e tij të mërkurën mbrëma, Biden foli për 11 minuta nga Zyra Ovale, me gruan e tij, Jill, djalin, Hunter dhe vajzën, Ashley, në dhomë së bashku me disa nga stafi kryesor i Shtëpisë së Bardhë.

“Unë e nderoj këtë zyrë, por unë e dua më shumë vendin tim” tha Biden.

“Kam vendosur se mënyra më e mirë përpara është t’ia kaloj pishtarin një brezi të ri,” shtoi Biden, i cili ka qenë në poste publike për më shumë se gjysmë shekulli. “Kjo është mënyra më e mirë për të bashkuar kombin tonë.

Biden nuk përmendi tre javët e presionit në rritje me të cilin ishte përballur nga demokratët dhe donatorët kryesorë për t’u larguar në vazhdën e performancës së tij katastrofike të debatit kundër Trump-it në fund të muajit të kaluar.

Lexo më shumë  Bislimi: Kosova shënoi zhvillim ekonomik krahas barrierave

Trump, në anën tjetër, postoi në platformën e tij të medieve sociale ‘Truth Social’ të mërkurën mbrëma se presidenti “ishte mezi i kuptueshëm dhe shumë i keq!”

Duke folur më herët gjatë ditës në një tubim në Charlotte, Karolina e Veriut, republikani sulmoi si Harris-in, ashtu edhe Biden-in, të cilët ai e quajti presidentin më të dëmshëm në historinë e SHBA-së.

Ne zhvillime tjera, Biden pritet të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, si dhe me familjet e pengjeve amerikane që ende mbahen në Gaza.

YouTube player