“Ramë Lahaj Opera Festival” vjen me dedikim për Nexhmije Pagarushën
Sonte duke filluar nga ora 19:30 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, “Ramë Lahaj Opera Festival” vjen me mbrëmjen dedikuar Nexhmije Pagarushës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë tenori Lahaj përmes një postimi në Facebook.
“Sado që gjendja e saj shëndetësorë ishte shumë e rënduar viteve të fundit, ajo nuk mungonte asnjëherë në ato pak koncerte që bëja në Prishtinë. Sa herë që kam ardhur në Kosovë mbas vizitës së nënës time kam shkuar dhe e kam pa edhe “Nanushin” zonjën e madhe të shekullit Nexhmije Pagarushën. Sigurisht që në festival nuk do mungonte kurrë një dedikim enkas për te”, shkroi Lahaj në Facebook.
Ai tregoi se në këtë mbrëmje do të ketë muzikë shqipe, ku gjthashtyu do të jenë edhe artistët tanë të mrekullueshëm.