Lajme

Bllokohen 26 ton mish të shkrirë nga Brazili që shkonte në Kosovë

Sot inspektorati veterinarë i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, gjatë kontrollit inspektues në piken kufitare të kontrollit ‘’Porti i Durrësit’’, ka hasur në ngarkesë me mish gjedhi të shkrirë.

Inspektorati veterinarë i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, gjatë kontrollit inspektues në piken kufitare të kontrollit ‘’Porti i Durrësit’’, ka hasur në ngarkesë me mish gjedhi të shkrirë.

Për shkak se kjo bie në kundërshtim me kriteret ligjore të sigurisë se produktit, inspektori menjëherë ka vendosur për refuzim të importit.

AUV njofton se sipas certifikatës  se ngarkesës dhe dekleracionit-etiketës se produktit, ai është dashur të ruhet në temperaturën nën -18 gradë.

“Në shikim të pajisjeve matëse të mjetit transportues, dhe matjeve plotësuese me pajisje të vetë inspektorit. Ka rezultuar, se produkti nuk është ruajtur në përputhje me normat ligjore të përcaktuara për nivelet maksimale të temperaturave për produkte të ngrira. Po ashtu në shikim vizual vërehet se ngarkesa ka rrjedhje si shkak i mos funksionimit të duhur të pajisjes ftohëse”.

Ngarkesa është me origjinë nga shteti i Brazilit, produkt mish gjedhi i ngrirë në sasi prej 26 022 kg bruto.

“E transportuar me anije, produkti i vendosur në kontejner ftohës, i dedikuar për transport të mallrave ushqimore. Vigjilenca dhe profesionalizmi i inspektorit në rast, ka bërë qe ngarkesa të detektohet shpejt, në të njëjtën kohë masa, veprimi është në përputhje me procedurën dhe ligjet në fuqi”. https://www.facebook.com/share/p/VUGym2WGHSva3kFV/

Lexo më shumë  Kraki: Edi Rama po i bën tradhti Kosovës në 5 vitet e fundit

AUV  thotë se në bashkëpunim me Doganat dhe Policinë e Kosovës, punojnë qe secila ngarkesë, qe ka për destinacion tregun e vendit tonë, paraprakisht të marrë të gjitha vlerësimet profesionale të bazuara në ligje. Të cilat garantojnë se produktet e destinuara për konsum janë të sigurta.

“Pa marrë parasysh stinën, vendin e hyrjes se ngarkesave. Të gjitha kontrollohen me përkushtim maksimal. Gjithmonë duke përmbushur të detyrat në ruajtje të shëndetit publik. Ngarkesa është e bllokuar-bllombuar dhe nën mbikëqyrje të autoriteteve kufitare të Kosovës. E cila do të kthehet në vendin e origjinës ose sipas procedurës, nëse pala parashtron kërkesë për asgjësim, asgjësimi kryhet nën mbikëqyrje”.

Gjatë ditës së djeshme Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka ngritur nivelin e kontrollit për ngarkesat me produktet e shpezëve nga Brazili.

Ngritja e këtij niveli ka ardhur si rezultat i një njoftimi të lëshuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Blegtorisë në Brazil, për disa shtete në mesin e të cilave ndodhet edhe Kosova.

“Pas njoftimit të lëshuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Blegtorisë (Mapa) në Brazil për disa shtete ne mesin e tyre njofton edhe Republikën e Kosovës, për suspendimin e përkohshëm të certifikimit për eksportet e mishit të shpendëve dhe produkteve të tij. Pasi është konfirmuar shpërthimi i sëmundjes së Newcastle (NCD) në komunën e Anta Gorda, në Rio Grande do Sul. AUV menjëherë ka urdhëruar ngritjen e masave të kontrollit për të gjitha ngarkesat qe vijnë nga Brazili. Ku përfshihet kontroll i detajuar i secilës ngarkesë. Për verifikim të hollësishëm për të siguruar që ngarkesa është në përputhje me rregullat ligjore qe përjashtojnë çdo dyshim rreziku pas situatës se re te krijuar nga shpërthimi i sëmundjes NEW CASTLE”.

Lexo më shumë  Kryeminstri Kurti i vlerëson produktive bisedat në New York

Të premten e kaluar është raportuar se Ministria e Bujqësisë dhe Blegtorisë në Brazil e ka suspenduar eksportin e mishit të shpezëve dhe produkteve të tij, pasi ka konfirmuar shpërthimin e një virusi.

Sipas ministrisë braziliane, suspendimi i eksportit të mishit të shpezëve prek 44 shtete, e që në mesin e tyre është edhe Kosova bashkë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut.

“Në zbatim të rregullave ndërkombëtare për tregimin e shpendëve dhe produkteve të tyre, pezullimi i certifikimit të përkohshëm kryhet nga Brazili, për të garantuar transparencën e shërbimit zyrtar brazilian, ndaj vendeve që importojnë produktet. Në këtë mënyrë, pezullimet lidhen me zonën ose rajonin me pengesë certifikimi, që varion nga pezullimi për të paktën 21 ditë”./Monitor

Rruga Press

YouTube player