Dokufest prezanton anëtarët e jurisë për edicionin e 20-të në secilën kategori
Dokufest ka njoftuar se kush do të jenë anëtarët e jurisë të edicionit të 20-të të Dokufest-it.
Në kategorinë “Balkan Dox” do të jenë: Ivan Ramljak, Marko Stojiljković dhe Norika Sefa.
Në kategorinë “International Dox – Features and Shorts” do të jenë: Abby Sun, Gürcan Keltek dhe Mahdi Fleifel.
Në “International shorts & National” ku marrin pjesë 25 filma nga e gjithë bota, dhe 15 filma të shkurtër nga filmbërës kosovarë dhe nga diaspora, anëtarë do të jenë: Enis Saraçi, Ruken Tekeş dhe Tom Grimshaw.
Nita Luci, Wouter Jansen dhe Ziad Kalthoum do të jenë juria e kategorisë “Human Rights Dox”.
Ahmet Gürata, Brigid O’Shea dhe Jeton Jagxhiu do të jenë juria e “Green Dox”, ndërsa Claire Simon, Dea Gjinovci dhe Svetla Turnin do të jenë juria e kategorisë “Truth Dox”.
Dokufest do të mbahet më 6 deri më 14 gusht.