KryesoreLajme

Aksioni në Pejë, përfundojnë nën prangat e policisë disa zyrtarë të Njësitit për Patentë Shoferët

Një aksion i zhvilluar mëngjesin e sotëm në Pejë ka rezultuar me arrestimin e disa zyrtarëve të Njësitit për Patentë Shoferë.

Aksioni u zhvillua nga Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durimishi, përmes një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, ka njoftuar për arrestimin e zyrtarëve, të cilët kanë punuar në Njësinë për Patentë Shoferë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

“Në Pejë kanë ndodhur arrestimet e zyrtarëve për Njësinë e Patentë Shoferë. Ne me kohë i kemi raportuar këto raste. Shpresoj se kjo çështje do të shkojë deri në fund, dhe të gjitha ata që janë të përfshirë të marrin dënimin e merituar. Falënderoj organet e drejtësisë për veprimet që janë ndërmarrë deri tani”, thotë Durmishi.

Ndryshe, aksionin e zhvilluar sot në Pejë e ka konfirmuar për Telegrafin edhe kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Aksion i ngjashëm nga organet përgjegjëse ishte zhvilluar edhe para disa ditësh në rajonin e Pejës, ku edhe kishte rezultuar me arrestimin e disa personave.

YouTube player