Bota

Grupi republikan anti-Trump publikon video në mbështetje të Kamala Harris

Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se po tërhiqet nga gara presidenciale duke dhënë miratimin që kandidatja e re për presidente të SHBA-së nga radhët e demokratëve të jetë zëvendëspresidentja e tij, Kamala Harris.

Kamala Harris falënderoi Bidenin për “udhëheqjen e tij të jashtëzakonshme” dhe tha se ajo ishte e nderuar që kishte miratimin e tij për të kandiduar.

Lexo më shumë  BE dhe Mbretëria e Bashkuar arrijnë një marrëveshje paraprake për mbrojtjen dhe sigurinë

“Unë do të bëj gjithçka për të bashkuar Partinë Demokratike dhe për të bashkuar kombin tonë, për të mposhtur Donald Trump dhe axhendën e tij ekstreme të Projektit 2025”, u deklarua Harris e cila menjëherë ka filluar fushatën e saj presidenciale.

Propozimi i Bidenit që Harris të vendoset në krye të SHBA-së ka filluar të ngjallë reagime anembanë botës, shkruan CNN.

Së fundmi, grupi republikan anti-Trump, Projekti Linkoln, ka publikuar një video duke festuar presidencën e Joe Biden dhe duke mbështetur fushatën e zëvendëspresidentes Kamala Harris.

Lexo më shumë  Aleati i Ukrainës në NATO mund t'i rrëzojë dronët rusë sipas ligji të ri
YouTube player

“Harris”, thuhet në video, “do t’i sjellë Trumpit diçka që ai rrallë e ka parë: drejtësinë”.

“Zëvendëspresidentja Kamala Harris është e gatshme, me përvojë dhe prokurore e ashpër, Kamala Harris është marrë me burra si Trump gjatë gjithë kohës”.

YouTube player
sqhrenfrdeit