Ambasadori i BE-së Szunyogu në takim lamtumirës me Kurtin
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Szunyog tha se në takim e falënderoi Kurtin për bashkëpunimin, teksa shtoi se e rikonfirmoi rolin e BE-së si partnere e pazëvendësueshme e Kosovës.
“Rikonfirmova rolin e BE-së si një partnere stabile dhe e pazëvendësueshme për Kosovën dhe e inkurajova atë që t’i përshpejtojë reformat e nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, shkroi Szunyog.
Mandati i Szunyogut pritet të përfundojë më 31 gusht të këtij viti.
Rruga Press