KryesoreLajme

Kryediplomatja japoneze pritet nga Kurti e Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë, Kamikawa Yoko, të premten pasdite ka mbërritur në Kosovë, ku është pritur nga kryeministri Albin Kurti e ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

Vizita e Yokos vjen me rastin e 15-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Japonisë.

Para vizitës, nëpërmjet një mesazhi ajo është shprehur e kënaqur që mund ta vizitojë Kosovën si ministre e Jashtme e Japonisë. Sipas saj, zhvillimi ekonomik i Kosovës është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Yoko ka zhvilluar takim me dyer të mbyllura me Gërvallën. Më vonë është pritur në qeveri edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Nuk është planifikuar ndonjë konferencë për media.

YouTube player