Dogana sekuestron 644 paketime barnash të paligjshme
Dogana e Kosovës ka bërë me dije se janë sekuestruar 644 paketime barnash të paligjshme me vlerë mbi 5 mijë euro, në regjionin e Prizrenit.
“Në një operacion të suksesshëm të Njësive të Doganës së Kosovës sot në regjionin e Prizrenit, është zbuluar një sasi e madhe e barnave të paligjshme, të fshehura në vende të ndryshme. Këto barna ishin kontrabanduar në Kosovë dhe si rezultat i punës operative, është identifikuar lokacioni (barnatore) e cili sot u bastis. Janë sekuestruar plot 633 paketime barnash me një vlerë mbi 5000 euro. Ftojmë qytetarët të jenë vigjilent dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë që mund të ndihmojë në luftën kundër kontrabandës, shkruan Dogana e Kosovës”, ka njoftuar dogana.
Rruga Press