KryesoreLajme

Pikat e karburantit të Radojciqit që u mbyllën sot në veri janë në pronësi të Gazpromit rus

Inspektorati i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe agjensione tjera ekzekutive, me vendim të menjëhershëm sot kanë mbyllur tri pika të karburanteve të kompanisë NIS Petrol në komunat veriore të Kosovës.

Inspektorati Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut  pas vizitave dhe inspektimeve, është vërtetuar se këto tri pika të karburanteve nuk janë të pajisura me licencë e për më tepër nuk janë as të regjistruara si biznese e të fiskalizuara.

Kommpania NIS Petrol AD është në pronësi të kompanisë shtetërore ruse GazProm Neft

Pompat e karburanteve  që janë mbyllur sot janë pronë e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Me këto prona ka operuar ilegalisht për mëse 25 vite ndërmarrja “NIS Petrol.

Sipas hulumtimit të KosovaNews  “NIS Petrol”  është ndërmarrje shtetërore serbe e cila është në pronësi të një holldingu ruso-serb NIS AD Novi Sad.

Pronarë maxhoritar i NIS AD Novi Sad është firma shetërore ruse – GazProm Neft.

Drejor i NIS AD Novi Sad në Serbi është shtetasi rus – Kirill Tyurdenev.

Nga regjistri tregtar i Serbisë, kompania NIS AD Novi Sad tregojnë se struktura e pronësisë e kompanisë NIS AD Novi Sad  aksionar maxhoritar është firma ruse GazProm Neft e GazProm Commerce nga Moska e Rusisë e pasuar nga Republika e Serbisë, banka hungareze OPT, etj.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Novi Sadi është  qytet në veri të Serbisë, ku operojnë shumë interesa politiko-ekonomike rus.

Kryeministri Kurti i ka identifikuar një klan kriminal parapolitik, “Klanin e Novi Sadit”, në krye me kryeministrin aktual të Serbisë, Vuçeviç, klan politiko-kriminal ky trashigimtar i Klanit të Zemunit.

Po në Novi Sad të Serbisë, siç kemi raportuar më heret, selinë e ka edhe kompania “Granolia” DOO Novi Sad, kompania amë e M&Sillosi dhe ArtMotion Platforma DOO Novi Sad, në pronësi të proxymanëve të Devollëve, Esat Bojkut e Kushtrim Gojanit, përkatësisht.

Rruga Press

YouTube player