Bota

Atentati ndaj Trumpit, reagon Shërbimi Sekret

Shërbimi Sekret i ngarkuar për të garantuar sigurinë e ish-presidentit, Donald Trump, është vënë “nën llupën” e departamenteve të ndryshme amerikane, pas atentatit ndaj tij të shtunën në mbrëmje, në Pensilvani.

Mirëpo drejtoresha e Shërbimit Sekret, Kimberly Cheatle, ka deklaruar se oficerët në terren “lëvizën shpejt gjatë incidentit”, duke vrarë personin e armatosur dhe duke zbatuar “masa mbrojtëse për të garantuar sigurinë e ish-presidentit Donald Trump”, raporton BBC.

Lexo më shumë  Kina sanksionon 9 kompani amerikane për shitjen e armëve në Tajvan

Ajo i ka dërguar “ngushëllimet më të thella” familjes së Corey Comperatore, i cili u vra gjatë sulmit me armë zjarri në mitingun e Trumpit.

Cheatle ka thënë se agjencia “e kupton rëndësinë” e rishikimit të pavarur që është shpallur nga presidenti Biden, dhe thotë se Shërbimi Sekret “do të marrë pjesë plotësisht”.

“Shërbimi Sekret po punon me të gjitha agjencitë e përfshira federale, shtetërore dhe lokale për të kuptuar se çfarë ndodhi, si ndodhi dhe si mund të parandalojmë që një incident si ky të mos ndodhë përsëri”, thuhet në deklaratën e saj.

Lexo më shumë  Danimarka përdor asetet e sekuestruara ruse për të financuar artilerinë për Ukrainën

Ajo ka shtuar se janë bërë “ndryshime” në detajet e sigurisë së Trumpit “për të siguruar mbrojtjen e tij të vazhdueshme për konventën dhe pjesën e mbetur të fushatës”.

YouTube player