Bota

NATO hap Qendrën e Komandës për Ukrainën në Gjermani

Qendra, në Wiesbaden, Gjermani, do të planifikojë dhe koordinojë ndihmën e sigurisë për Ukrainën.

NATO ka hapur  një qendër të re komanduese për të planifikuar, koordinuar dhe rregulluar dhënien e ndihmës së sigurisë për Ukrainën.

Vendndodhja e saj është qyteti jugor gjerman i Wiesbaden, i njohur për llixhat dhe burimet e nxehta, të cilat tani do të shërbejnë si një vend i përpjekjeve të NATO-s për të mbështetur ushtrinë ukrainase.

Qendra e komandës ndodhet në një ish bazë të ushtrisë amerikane. Ajo do të organizojë trajnime dhe donacione pajisjesh për në Ukrainë e do të drejtohet nga një gjeneral me 3 yje.

Lexo më shumë  Astronomët ngrenë shqetësimin: Satelitët e Elon Musk po na "bllokojnë" pamjen e universit

Ajo është pjesa qendrore e planit të Asistencës dhe Trajnimit të Sigurisë së NATO-s për Ukrainën, i cili u shpall kur udhëheqësit e aleancës së NATO-s u takuan për një samit përvjetor në Uashington.

Baza do të përbëhet nga rreth 700 punonjës nga vendet aleate të NATO-s dhe partnerë të zgjedhur.

NATO thotë se qendra komanduese në Gjermani do të rrisë mbështetjen e saj për Ukrainën, por nuk do ta bëjë aleancën palë në konflikt.

Lexo më shumë  Zelensky thotë se e ka gati planin e paqes për Ukrainën

Një deputet ukrainas brenda partisë së Presidentit Zelensky, i cili gjithashtu po lufton në ushtri, tha se qendra është një shenjë jashtëzakonisht e mirëpritur.

“Ne duhet patjetër të takojmë ata njerëz që kanë prodhuar ato municione dhe përpiqen të na stërvitin”, tha deputeti i Ukrainës, Sviatoslav Yurash, duke shpjeguar se si stërvitja nga NATO ka qenë e paçmuar në vijën e frontit.

Rruga Press

YouTube player