Lajme

 Këlliçi: Dështim spektakolar i Dumanit me urdhër-arrestet e fundit për inceneratorin e Tiranës

Anëtari i kryesisë së PD-së Belind Këlliçi i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV me Flavio Qarrin, ka hedhur akuza direkt ndaj Altin Dumanit si dështim i tij, në lidhje me mos arrestimin e asnjëri prej 8 personave ndaj të cilëve u lëshua urdhër arrest për inceneratorin e Tiranës.

‘Pritën sa të ikte dhe njëri nga Shqipëria, sepse ishte njëri në Shqipëri dhe më pas SPAK nxori urdhër-arrestet, që të kishin ikur të gjithë.

Është mbase dështimi më spektakolar ndonjëherë i ndonjë prokurorie, se sa ka pasur në këtë rast Altin Dumani, personalisht ai dhe SPAK.

Dumani del në media dhe flet për suksese, arritje të prokurorisë.

I janë drejtuar atij personalisht, me mijëra faqe dokumente, fakte, prova në raport me grupin e strukturuar kriminal tek inceneratori i Tiranës dhe te ‘5D’.

Them personalisht, sepse edhe ai është në dijeni dhe nuk është se kjo çështje ka shpëtuar nga vëmendja e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

Tre javë më parë ka dalë lajmi se po lëshoheshin 22 masa ndalimi, për inceneratorin e Tiranës, ku brenda aludohej se ishte edhe Erion Veliaj dhe grupi i tij i ngushtë. Dhe pritej të ndodhte hataja. Befas të nesërmen SPAK nuk mohoi masat, por tha nuk ka pasur informacion.

Gjyqtarja Irena Gjoka nuk firmosi urdhër-arrestet dhe për të bërë një negociatë me të dhe për të larë një borxh me Erion Velianj, për të kaluar vetingun dhe jemi sot në situatën, ku nuk e di, për faj të Irenës apo SPAK, por sot kemi të bëjmë me një dështim spektakolar të të reformës në drejtësi, organeve ligjazbatuese dhe SPAK në mënyrë të veçantë.

Ti si SPAK lëshon 8 masa dhe mjafton të futesh në sistemin TIMS dhe shikon se asnjë nuk e ke në Shqipëri, kjo është një tallje me opinionin qytetar’, tha Belind Këlliçi.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Rruga Press

YouTube player