Japonezja 12-vjeçare fiton medalje olimpike
Japonezja 12-vjeçare Kokona Hiraki është bërë medalistja më e re olimpike, që nga francezi Noel Vandernotte në vitin 1936.
Hiraki të mërkurën fitoi medaljen e argjendtë në skateboarding në garën e parkut në konkurrencë të femrave. Ajo përfundoi prapa bashkëkombases së saj 19-vjeçare Sakura Yosozumi.
Medaljen e bronztë e fitoi britanikja 13-vjeçare Sky Brown, e cila është medalistja më e re olimpike e Britanisë.
Në total podiumi në garën e skateboardingut ishte 44 vjet.
Hiraki ishte olimpistja më e re e Japonisë. E kaloi rekordin e notares Yukari Takemoto. Takemoto ishte 13 vjet e 174 ditë kur garoi në “Meksikë 1968”.
Rruga Press