KryesoreLajme

Temperaturat e larta, Ministria e Infrastrukturës së Kosovës ndalon qarkullimin e automjeteve me peshë më të madhe se 7.5T

Temperatura të larta kanë përfshirë vendin tonë për gjatë këtyre ditëve.

Për shkak të motit të nxehtë, Ministria e Infrastrukturës ka ndaluar qarkullimin në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T.

“Të dashur qytetarë, Bazuar në rekomandimet e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta kemi marrë vendim: Ndalohet qarkullimi në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T”, ka njoftuar zv.ministri Hysen Durimishi.

Lexo më shumë  Militantët serbë po luftojnë për Putinin dhe po përgatiten për një luftë të re ballkanike

Në postimin e bërë në Facebook, Durmishi thotë se ky vendim vlen nga data 14 korrik 2024 deri më 31 korrik 2024 për periudhën nga ora 11:00 deri në ora 17:00.

YouTube player