Bota

Gjermania thotë se presidenca hungareze e BE-së po shkakton “shumë dëme”

Ministria e Jashtme gjermane të premten tha se Hungaria ka shkaktuar “shumë dëme” në 12 ditët që kur mori presidencën e radhës të BE-së.

Një zëdhënës në Berlin i quajti vizitat e kryeministrit hungarez Viktor Orbán në Moskë dhe Pekin “përpjekje solo hungareze që ne e vëzhgojmë me habi dhe skepticizëm të madh”, shkruajnë mediat e huaja.

Ai tha se Orbán po vepronte në cilësinë personale dhe jo si përfaqësues i BE-së.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Ndërsa në lidhje me pasojat e mundshme për vizitat, zëdhënësi tha: “Duhet të shohim se si do të vazhdojë presidenca e Këshillit hungarez. Tani jemi në ditën e 12-të dhe tashmë ka shkaktuar shumë dëme”.

Ndërsa zëvendës-zëdhënësi i qeverisë Wolfgang Büchner tha se Orbán mund të udhëtonte ku të donte.

“Ajo që nuk është e pranueshme është se ai udhëton nëpër botë me përshtypjen se po e bën këtë në emër të të tjerëve. Dhe sigurisht që do të ketë diskutime të mëtejshme se si të merremi me këtë”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Ndryshe, përpara samitit të NATO-s në Uashington këtë javë, Orbán u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë dhe homologun e tij kinez Xi Jinping në Pekin.

Të dyja vizitat përfshinin diskutime mbi propozimet e mundshme të paqes për Ukrainën, e cila është përballur me një pushtim rus për më shumë se dy vjet.

YouTube player