Sport

Gjiganti italian në bisedime për Brojën

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, mund të paraqitet nga edicioni i ardhshëm në kampionatin italian “Serie A”. “Football-Italia” ka raportuar të premten se skuadra e Juventusit është futur në garë për shërbimet e Brojës, që është futbollist i Chelseat.

Broja po shihet si zëvendësuesi ideal i polakut Arkadiusz Milik, i cili pritet të largohet nga Juventusi në këtë afat kalimtar.

Së fundmi është raportuar se edhe skuadra e madhe turke, Beshiktash, është interesuar  për 22-vjeçarin.

Broja ka filluar stërvitjet te Chelsea, por nuk pritet të jetë në planet e skuadrës angleze. Broja luajti dy ndeshje me Shqipërinë në “Euro 2024”. Me Chelsean, Broja ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

YouTube player