Petraq Milo: Shqipëria e fundit nga vendet e rajonit për të ardhurat për frymë
Deklarata e Sekretari për Çështjet Ekonomike dhe Financave në Partinë e Lirisë, zoti Petraq Milo
Përshëndetje!
Shqipëria renditet e fundit nga vendet e rajonit për sa i përket niveli të të ardhurave për frymë, kur ndërkohë renditet e para për nivelin e lartë të çmimeve.
Vendi më i varfër në BE. dhe në rajon për sa i përket të ardhurave për frymë, ka nivelin më të lartë të çmimeve jo vetëm në rajon, por për një gamë të rëndësishme të produkteve ushqimore, dhe më e lartë se vendet e BE.
Në vitin 2023, Shqipëria kishte nivelin e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve, sa 91% e mesatares së vendeve europiane.
Bosnja kishte nivelin e çmimeve sa 85% e mesatares së vendeve europiane.
Mali i Zi sa 87% e mesatares, dhe Maqedonia e Veriut sa 68 % e mesatares europiane.
Vetëm në grupin e ushqimeve Shqipëria kishte përsëri nivelin më të lartë.
Niveli i çmimeve të ushqimeve në Shqipëri ishte sa 89.8% e mesatares së vendeve europiane.
Niveli i çmimeve në Bosnjë ishte sa 83.9% të mesatares së BE-së.
Në Malin e Zi sa 85.5% e mesatares, dhe në Maqedoninë e Veriut sa 68.5% e mesatares europiane.
Shqipëria ka nivelin më të lartë të çmimeve të ushqimeve, veçanërisht për vajin, bukën, mishin, peshkun dhe produktet e qumështit dhe vezët.
Shqipëria ka nivelin e 83.1% të mesatares europiane për bukën.
Ndërkohë, Maqedonia e Veriut e ka 68.5% të mesatares europiane.
Shqipëria ka nivelin e çmimit të mishit sa 80.6% të mesatares europiane.
Ndërkohe Bosnja – Hercegovina e ka sa 73.6% të mesatares europiane.
Maqedonia e Veriut e ka sa 68.3%, dhe Mali i Zi sa 69.6% e mesatares europiane.
Për disa produkte ushqimore bazë si vaji, produktet e bulmetit dhe të vezëve, Shqipëria ka nivelin më të lartë, jo vetëm krahasuar me vendet e rajonit, por edhe më të lartë se mesatarja e vendeve europiane.
Niveli i çmimit të vajit në Shqipëri në vitin 2023 është sa 108.4% e mesatares europiane.
Në Bosnjë Hercogovine ishte sa 87.9%, në Serbi ishte sa 105.9% e mesatares europiane.
Në Malin e Zi ishte 90.4% dhe në Maqedoninë e Veriut ishte 67.9% e mesatares europiane.
Niveli i çmimeve të bulmetit dhe të vezëve në vitin 2023, në Shqipëri është sa 120.7% e mesatares europiane.
Ndërsa në Bosnjë-Hercogovine ishte 91.8% e mesatares.
Në Maqedoninë e Veriut ishte 80.9% e mesatares.
Në Malin e Zi ishte 101.0%, dhe në Serbi ishte 112.1% e mesatares europiane.
Në vitin 2023, çmimet e bulmetit në Shqipëri jane rreth 21% më të larta se mesatarja e vendeve europiane.
Ndërsa çmimi i vajit është 8.4% me i lartë se mesatarje e vendeve europiane.
Mos rritja e të ardhurave në formën e pagave, apo të pensioneve si dhe rritja galopante e çmimeve të ushqimeve dhe në veçanti të atyre ushqimore kanë varfëruar më tej qytetarët.
Më të diskreminuarit dhe më të varfërit mbeten pensionistët, grupet sociale, në nevojë si dhe familjet me shumë fëmijë.
Pyetja që shtrohet për Qeverinë është se si është e mundur të përballojë sot një pensionist këtë nivel të lartë të çmimeve?
Si mund të ushqehet, të paguaje qiranë, energjinë elektrike, ujin, ilaçet, dhe shërbimet, kur mesatarisht ai jeton nën kufirin e varfërisë absolute prej 6.85 USD. në ditë të përcaktuar nga Banka Botërore ?
Si mund të përballoje koston e lartë të jetesës një pensionist ndërsa :
Një pension mesatar mujor i pleqërisë në zonat urbane është i barabartë me 6.3 $ në ditë,
Një pension mesatar mujor pleqërie në zonat rurale është i barabarte me 3.8$ ne dite,
Një pension mesatar mujor i invaliditetit në zonat urbane është i barabartë me 5.9 $ në ditë,
Një pension mesater mujor i invaliditetit në zonat rurale është i barabartë me 2.9 $ ne ditë,
Nje pension mesatar mujor familiar ne zonat urbane eshte i barabarte me 2.9 $ ne dite.
Një pension mesatar mujor familiar në zonat rurale është i barabartë me 0.65 $ në ditë.
Rruga Press