Bota

OKB-ja i kërkon Rusisë që t’ia kthejë Ukrainës termocentralin bërthamor

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që kërkon që Rusia urgjent të ta tërheqë ushtrinë dhe personelin nga termocentrali më i madh bërthamor në Evropë dhe t’ia kthejë objektin menjëherë Ukrainës.

Rezoluta kërkon po ashtu armëpushimin në Ukrainë dhe tërheqjen e trupave ruse si dhe rithekson qëndrimin e 193 anëtarëve për sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Rusisë iu bashkua në votimin kundër të rezolutës Bjellorusia, Kuba, Eritrea, Mali, Nicaragua, Siria, Burundi dhe Koreja e Veriut. Kina, India, Afrika e Jugut dhe shtete të Lindjes së Mesme abstenuan, raportoi AP.

Në rezolutë shprehet “shqetësimi i madh për sigurinë bërthamore dhe situatën e sigurisë në termocentralin në Zaporizhzhia”.

Thuhet se rikthimi i centralin në kontrollin e plotë të Ukrainës do të ofrojë siguri.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Frika për një katastrofë bërthamore ka qenë që ku trupat ruse pushtuan termocentralin pak pas pushtimit në Ukrainës. Zaporizhzhia ka gjashtë reaktorë bërthamorë dhe shtrihet në territorin e kontrolluar nga rusët afër vijave të frontit që vazhdimisht kapen nga shkëmbimi i zjarrit.

Rruga Press

YouTube player