Delegacioni nga Bosnja dhe Hercegovina i dhurojnë kryeministrit Kurti simbolin e Lules së Srebrenicës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren e tretë Emilija Redzepi, mirëpriti dje në zyrën e tij një delegacion nga Bosnja dhe Hercegovina.
Delegacioni përfshinte personalitete të shquara si Shemsudin Mehmedovic, deputet në Kuvendin e Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe artistin e njohur nga Sarajeva, Mensur Kadric, autor i lulës për Srebrenicën, së bashku me përfaqësues të organizatave joqeveritare të komunitetit boshnjak të Kosovës.
Delegacioni nga Bosnja dhe Hercegovina vizitoi shtetin tonë për të marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, të organizuar nga kabineti i zëvendëskryeministres Emilija Redzepi. Kjo ngjarje jo vetëm që solli në vëmendje rëndësinë e kujtimit të viktimave por gjithashtu shërbeu si mundësi për forcimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe solidaritetit mes komuniteteve të Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.
Gjatë takimit, kryeministri u uroi mirëseardhje mysafirëve nga Bosnja dhe Hercegovina, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së kujtimit të të kaluarës për të nxjerrë mësime për të ardhmen. Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit bilateral në fushat e interesit të përbashkët, si dhe nevojën për dialog dhe shkëmbim të përvojave mes Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.
Delegacioni nga Bosnja dhe Hercegovina i dhuruan kryeministrit simbolin e Lules së Srebrenicës, një nga 8372 sosh të punuara në filigran dhe një flamur kombëtar boshnjak.
Rruga Press