Lajme

Rohde për Srebrenicën: U vranë thjesht se ishin myslimanë boshnjakë

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, nëpërmjet një postimi në X ka thënë se masakra e Srebrenicës ka ndodhur për shkak se Serbisë i ka penguar identiteti fetar e kombëtar i viktimave boshnjake.

“Sot ne përkujtojmë viktimat e gjenocidit të tmerrshëm në Srebrenicë 29 vjet më parë. Mijëra u vranë thjesht sepse ishin myslimanë boshnjakë. Shumë plagë janë ende të hapura, Bosnja dhe Hercegovina vazhdon të kërkojë pajtim”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Tutje ka thënë se përkujtimi ndaj tyre është risjellje në mendje për të tjerët e asaj çfarë ka ndodhur. 

YouTube player