Bota

U zotua se do të ndiqte rrugën e të shoqit pas vdekjes së tij, Rusia lëshon urdhërarrest për të venë e Alexei Navalnyt

Një gjykatë në Moskë ka lëshuar  urdhër-arrest për Yulia Navalnaya, gruan e politikanit të ndjerë të opozitës rus, Alexey Navalny.

Gjykata e Qarkut Basmannyy në Moskë akuzon Navalnaya për “pjesëmarrje në një organizatë ekstremiste”, tha zëdhënësja Kira Yarmysh në një postim në mediat sociale.

Kujtojmë se Alexey Navalny vdiq më 16 shkurt në Siberi ku po vuante një dënim 19-vjeçar, pasi u shpall fajtor për krijimin e një komuniteti ekstremist, financimin e aktivistëve ekstremistë dhe krime të tjera në gusht.

Lexo më shumë  Zyrtari i NATO-s e mbështet përdorimin e armëve amerikane nga Ukraina për ta goditur Rusinë

Ai po vuante tashmë dënimet prej 11 vitesh e gjysmë në një strukturë të sigurisë maksimale për mashtrim dhe akuza të tjera, që ai gjithmonë i kishte mohuar dhe pretendonte se ishin të motivuara politikisht.

Navalny ishte lideri më i lartë i opozitës në Rusi dhe kaloi vite duke kritikuar Putinin, i cili ka qenë në pushtet për gati një çerek shekulli.

Lexo më shumë  Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo

Rruga Press

YouTube player