Lajme

Oda Amerikane dhe ministri Peci, të interesuar për bujqësi të qëndrueshme

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka njoftuar se potencialet ekonomike të sektorit të bujqësisë, krahas krijimit të vlerës së shtuar përmes ndërlidhjes më të mirë dhe forcimit të kapaciteteve përpunuese, ishin temat e tryezës së organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

“Duke i vlerësuar diskutimet si këto tejet të rëndësishme për zhvillimin e një dialogu të shëndoshë dhe racional, ministri Peci theksoi se objektivi primar i Ministrisë është zhvillimi i bujqësisë së qëndrueshme. Ministri Peci theksoi rëndësinë e krahasimit të të dhënave dhe statistikave lidhur me prodhimin dhe importin e produkteve të ndryshme, të cilat janë përdorur për rifokusimin e subvencioneve dhe mbështetjen e kulturave me arsyeshmëri më të madhe ekonomike. Ai tha se si rezultat i masave të ndryshme të ndërmarra, për herë të parë është siguruar prodhimi primar i grurit për nevojat e brendshme të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Odës Ekonomike Amerikane.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Sipas njoftimit, ministri diskutoi për mbështetjen për kultivuesit e produkteve parësore, përfshirë pemët dhe perimet, të cilat nuk kishin pasur fokus të mjaftueshëm në vitet e kaluara. Ai përshkroi planet për integrim më të mirë të industrisë së përpunimit të ushqimit, duke dhënë hollësi për mbështetjen e sektorit të blegtorisë dhe duke synuar rritjen e fondit blegtoral dhe përmbushjen më të mirë të kërkesave lokale.

“Një tjetër informatë e rëndësishme ishte rritja e eksportit të produkteve bujqësore për 94 %, duke shtuar se si ministri janë duke punuar paralelisht në disa aspekte të ndryshme ligjore, të cilat konsiderohen se janë tejet të rëndësishme për industrinë e të cilat pritet të aprovohen s shpejti, përfshirë edhe Projektligjin për Kooperativat Bujqësore”, thuhet tutje në njoftim.

Rruga Press

YouTube player