KryesoreLajme

Ministri Vitia: Nga fundi i vitit, qytetarët do t’i blejnë barnat më lirë

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se deri në fund të vitit do të ketë listë zyrtare të çmimeve të produkteve mjekësore.

Ai ka thënë se lista preliminare që është anuluar, ka përmbajtur gabime. Sipas tij, me këtë listë qytetarët do të blejnë barna me çmime më të lira.

“Në momentin që e kam nënshkruar, kam marrë disa informata që më kanë thënë se janë përvjedhur disa gabime. Si e kam pa, jemi ulur me komisionin. Më kanë treguar edhe disa vërejtje të tjera dhe se Komisioni i Ankesave duhet të merret me to. 

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Komisioni i Ankesave ka propozuar anulimin. Këtë gjë e kam bërë. Do të jemi të gjithë dëshmitarë që në fund të vitit, kur të ketë listë përfundimtare gjithë qytetarët do të blejnë barna me çmime të ulëta, jo 5000% sa kanë qenë lëshime teknike, por do të jenë më të ulëta”, ka thënë ai gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie.

“Në tremujorin e fundit të këtij viti besoj që qytetarët do të mund të blejnë barna me çmime të unifikuara”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player