KryesoreLajme

Nënshkruhet protokolli për kontrollin e përbashkët kufitar Kosovë-Shqipëri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se ka nënshkruar protokollin me homologun e Shqipërisë, Taulant Balla, për çështjen e lehtësimit të procedurave për kalimin kufitar në pikat kufitare Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec-Krushevë, Borje-Glloboçicë dhe Orgjost-Orçush.

Ai ka shkruar në Facebook se që nga sot (8 korrik) do të aplikohet procedura një ndalesë – një kontroll.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Sipas Sveçlës, nëpërmjet këtij protokolli do të lehtësohet jeta e qytetarëve, e edhe do të ketë bashkëpunim në luftimin e të gjitha llojeve të krimit.

“Pasi hoqëm tërësisht kontrollat kufitare me Shqipërinë në pikë kalimin kufitar në Vërmicë dhe filloi së zbatuari marrëveshja e trafikut lokal për banorët e brezit kufitar të Kosovës dhe Shqipërisë, jam jashtëzakonisht i lumtur që sot, bashkë me mikun dhe homologun tim të Republikës së Shqipërisë Taulant Balla nënshkruam protokollin i cili lehtëson procedurat e kalimit kufitar në pikat kufitare Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec-Krushevë, Borje-Glloboçicë dhe Orgjost-Orçush”, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar
YouTube player