Bota

Zelensky publikon pamje nga bombardimet ruse në spitalin e fëmijëve në Kiev

Sulmet e fundit ruse kanë dëmtuar rëndë një spital të fëmijëve në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Pamjet nga Spitali i Fëmijëve, Ohmatdyt, tregojnë dëme të mëdha, me kryebashkiakun e qytetit, Vitaliy Kitschko, që tha se ka edhe viktima nga shpërthimi.

Kreu i administratës ushtarake në qytetin Kryvyi Rih, Oleksandr Vilkul, tha se të paktën 10 persona janë vrarë atje, me tre të tjerë të vrarë në qytetin lindor të Pokrovsk dhe një në Dnipro.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili po viziton Poloninë ku pritet të nënshkruajë një pakt sigurie, tha se Rusia duhet të përballet me pasoja për sulmet e saj ndaj civilëve.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Zelensky njoftoi me anë të një postimi në rrjete sociale se njerëzit janë të bllokuar nën rrënojat e spitalit, shkruan BBC.

“Tani për tani, të gjithë po ndihmojnë për të pastruar rrënojat, mjekët dhe qytetarët e thjeshtë”, tha presidenti ukrainas.

Ministri i Shëndetësisë, Viktor Lyashko, tha se nga shpërthimi janë goditur kryesisht repartet e kancerit dhe kujdesit intensiv.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Siç thekson Klitschko, bombardimet e fundit ruse ishin “një nga sulmet më të këqija” që nga fillimi i luftës.

Diku tjetër, Vilkul, tha se të paktën 10 njerëz u vranë dhe 31 u plagosën nga sulmi në qytet. Prej tyre, ai tha se 10 janë plagosur rëndë.

Ndryshe, Kryvy Rih është qyteti i lindjes së Zelenskyt dhe është sulmuar vazhdimisht nga Rusia që kur ajo nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Moska deri më tani nuk ka komentuar mbi sulmet, por ka insistuar se ushtria e saj nuk synon infrastrukturën civile.

YouTube player