Kryeministri britanik zgjedh kabinetin qeveritar – këta janë shefat e rinj të diplomacisë dhe mbrojtjes
Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer, tashmë ka filluar të formojë qeverinë dhe zgjedhja më interesante sigurisht që i referohet ministrive të Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme.
Kryeministri i ri ka emëruar në postin e ministrit të Jashtëm, David Lammy, i cili është një emër i njohur në politikën britanike.
Lammy shërbeu si ministër në qeverinë laburiste nga viti 2001 deri në vitin 2010 dhe në vitin 2000, në moshën vetëm 27 vjeçare, ai u zgjodh si përfaqësues i Partisë Laburiste.
The Rt Hon David Lammy MP @DavidLammy has been appointed Secretary of State for Foreign, Commonwealth and Development Affairs @FCDOGovUK. pic.twitter.com/NKs1L5gTsp
— UK Prime Minister (@10DowningStreet) July 5, 2024
Para zgjedhjeve, Lammy tha në një intervistë për mediat britanike se nëse Partia Laburiste fiton pushtetin, ajo do të rivendosë marrëdhëniet me Indinë.
“Marrëveshja e tregtisë së lirë e negociuar nga India dhe Britania e Madhe ishte baza, jo tavani, i marrëdhënieve midis vendeve”, tha Lammy.
“Lammy ka thënë më parë se ai dëshiron të ndjekë një agjendë sigurie në pushtet që do të përfshijë balancimin e qëllimeve të politikës së jashtme me sigurinë ekonomike”, sipas mediave në Mbretërinë e Bashkuar.
Kur bëhet fjalë për Ministrinë e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, funksionin e njeriut të parë e ka marrë John Healey (1960).
Healey mbajti poste në kabinetin e kryeministrit britanik, Tony Blair nga viti 1997 deri në 2001 dhe në vitet e mëvonshme mbajti një sërë pozicionesh në Ministrinë e Financave, Ministrinë e Strehimit dhe Pushtetit Lokal.
The Rt Hon John Healey MP @JohnHealey_MP has been appointed Secretary of State for Defence @DefenceHQ. pic.twitter.com/K6zP3dO4G5
— UK Prime Minister (@10DowningStreet) July 5, 2024
Në rishikimet e mëparshme të mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Healey argumentoi se ai do të rriste shpenzimet në forcat e armatosura dhe se do të avokonte për një bashkëpunim edhe më të ngushtë me aleancën e NATO-s.
“Aleancat me njerëz me të njëjtin mendim në Indo-Paqësorin janë të rëndësishme. Ne mund të kontribuojmë fuqishëm me teknologjinë, aftësitë, diplomacinë”, tha Healey.
Gjithashtu, Healey tha se pret që Evropa të fokusohet më shumë në NATO se sa në SHBA.
“Unë mendoj se Ukraina na kujton se detyrimet tona të para dhe kërcënimet tona më të mprehta qëndrojnë në Evropë. Ne po përballemi me agresionin afatgjatë rus që shkon përtej Ukrainës. Këtu duhet të qëndrojnë prioritetet tona për mbrojtjen, ku kërcënimet janë më të mëdha: në Evropë, në Atlantikun e Veriut dhe në ekstremin në veri, dhe jo aty ku mund të ketë mundësi biznesi”, tha Healey.
Ndryshe, Laburistët korrën fitore dërmuese kundër Konservatorëve, të cilët udhëhoqën Britaninë e Madhe në 14 vitet e fundit me pesë kryeministra të ndryshëm.
Rruga Press