KryesoreLajme

Osmani uron kryeministrin e ri britanik: Do të punojmë ngushtë për të forcuar aleancën tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer.

Osmani përmes një postimi në “X”, ka shkruar se fitorja e kryeministrit Sir Keir Starmer është fitore historike.

“Mbretëria e Bashkuar ka një vend të veçantë në zemrat e të gjithë kosovarëve dhe jam e bindur që së bashku, ne do të punojmë ngushtë për të forcuar aleancën tonë të gjatë. Ju uroj suksese kur merrni këtë rol të rëndësishëm”, ka pohuar ajo.

Rruga Press

Lexo më shumë  OSBE mbështet bashkëpunimin në mes Kosovës e Karolinës së Veriut
YouTube player