KryesoreLajme

Ministri Peci: Për herë të parë pas luftës sigurojmë bukën e motmotit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë sot për herë të parë pas luftës Kosova siguron bukën e motmotit.

Peci në një video të publikuar në Facebook shkruan se në Novolan të Vushtrrisë do të fillojnë zyrtarisht fushatën e korrjeve shirjeve për këtë vit.

“Të dhënat nga terreni tregojnë se fatbardhësisht për herë të parë në historinë e Kosovës së pasluftës ne sigurojmë bukën e motmotit…

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Një angazhim i tillë është falë përkrahjes së qeverisë, punës së zellshme të fermerëve dhe begatisë prej Zotit”, tha ai.

Ministri i Bujqësisë tutje tha se kjo është edhe një tregues i qartë se me angazhim të sinqertë dhe punë meritore nuk ka objektiv që që nuk arrihet.

“Zoti e bekoftë bukën e Kosovës, Zoti e bekoftë popullin e Kosovës”, tha ai.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Rruga Press

YouTube player