KryesoreLajme

Szunyog takohet me Rizvanollin: Diskutuam për mbështetjen e BE-së për sektorin energjetik

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka bërë të ditur se sot është takuar me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ai, në platformën X, ka shkruar se kanë diskutuar për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për sektorin energjetik të Kosovës dhe menaxhimin e mbeturinave.

“Gjithashtu e mirëprita miratimin e Ligjit për Burimet e Ripërtërishme të Energjisë dhe Ligjit për Performancën Energjetike të Ndërtesave”, ka thënë Szunyog.

YouTube player