Bota

Bien shanset e Le Pen, Sondazhi: Ekstremi i djathtë nuk do ta sigurojë dot shumicën

Partitë e qendrës dhe ato të së majtës në Francë po përpiqen të gjejnë një mënyrë për të bllokuar avancimin e ekstremistëve në Parlament dhe një sondazh tregon se kjo është e mundur.

Sondazhi i kompanisë “Harris Interactive”, i pari që nga formimi i aleancës kundër Bashkimit Kombëtar, tregon se e djathta ekstreme e Marine Le Pen mund të mos i fitojë 289 vendet që nevojiten për të kontrolluar Asamblenë Kombëtare me 577 vende.

Sipas sondazhit, përpjekjet e qendrës së udhëhequr nga presidenti Emmanuel Macron dhe blloku i majtë Frontit i Ri Popullor për të bllokuar Bashkimin Kombëtar mund të rezultojë efikas.

Lexo më shumë  Njëzet shtete federale amerikane ngrene padi ndaj Trumpit

Anketa tregon se ekstremistët e djathtë dhe aleatët e tyre kanë gjasa të marrin nga 190 deri në 220 vende. Ndërkohë, Republikanët e qendrës së djathtë, që kanë bërë aleancë me Le Pen, pritet të fitojnë 30 deri në 50 vende.

Rezultati ka gjasa që të parandalojë mundësinë të një qeverie ekstremiste pakicë, e mbështetur nga grupi i vogël parlamentar i republikanëve.

Sondazhi vjen pas tërheqjes së mbi 200 kandidatëve nga parti të ndryshme që dolën të tretat në raundin e parë të së dielës, me qëllim mbështetjen e kandidatit më të fortë kundër Bashkimit Kombëtar në raundin e dytë të së dielës.

Lexo më shumë  Publikohen foto të reja nga pasuria e Epstein që tregojnë Trump, Bannon, Bill Clinton dhe njerëz të tjerë të profilit të lartë

Përpara tërheqjeve, sondazhat kishin sugjeruar se ekstremistët ishin pranë fitores së 250 deri në 300 mandateve.

E pyetur nga mediat franceze nëse ishte e shqetësuar që partia e saj mund të pësonte një rënie duke humbur shanset për mazhorancë absolute, Le Pen u përgjigj besimplotë duke thënë: “Jo, jam besimplotë. Francezët kanë një dëshirë reale për ndryshim”.

Sipas sondazhit, Fronti i Ri Popullor pritet të sigurojë nga 159 deri në 183 mandate, ndërsa fraksioni “Së Bashku” i Macron vetëm 110 deri në 135. Partitë e tjera parashikohet se do të fitojnë nga 17 deri në 31 mandate.

YouTube player