Ukrainasit me shpejtësi të jashtëzakonshme po zhvillojnë armë të lira, me to po ndryshojnë rrjedhën e luftës
Dronët FPV ukrainas kanë arritur të rrëzojnë dronët vëzhgues rusë, si rezultat i një zhvillimi të shpejtë të procesit të BRAVE1 të Ukrainës.
Është një teknologji përshpejtuese e qeverisë që ka për synim ide të mira, të shpejta dhe që kanë rezultate të shkëlqyera.
Në prill, BRAVE1 bëri thirrje për dronë interceptues. Kërkesat e tyre ishin të thjeshta: një sistem që mund të mbledhë informacione për lokacionet e objektivave armike, shpejtësi dhe sensorë siç janë radarët dhe të lokalizohen dronët e lansuar – ku në mënyrë automatike do të goditeshin.
Ata fluturojnë me shpejtësi prej 180 kilometra në orë në 3 mijë metra lartësi, të përkryer për të rrëzuar dronët rus Orlan-10 dhe Zala.
Megjithatë sistemet ekzistuese të mbrojtjes ajrore me lehtësi mund të rrëzojnë dronë të tillë. Por derisa një Orlan-10 kushton rreth 100 mijë dollar, raketat tokë-ajër Stinger kushton 500 mijë dollar.
Raketa të tilla do t’i kushtonin shumë ushtrisë ukrainase, dhe për këtë kanë për qëllim që me këta dronë të kursejnë municionin.
Kjo edhe është arsyeja pse këta dronë të lirë po i kushtojnë shtrenjtë rusëve dhe kanë ndryshuar rrjedhën e luftës.
Border guards of Ukraine destroyed the Russian reconnaissance drone "Zala" with an FPV dronehttps://t.co/2ESXi2XXta https://t.co/mKarIWaxHG pic.twitter.com/C2YK3TzKLt
— Special Kherson Cat 🐈🇺🇦 (@bayraktar_1love) June 12, 2024
Rruga Press