Rohde për ndalimin e festivalit “Mirëdita, Dobar dan”: Kjo s’ka vend në Evropë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur i ashpër për ndalimin e edicionit të 10-të të festivalit “Mirëdita, Dobar dan!”, nga autoritetet e Serbisë.
Rohde ka thënë se mbështetja e ndalimit e promovon nacionalizmin dhe kjo nuk ka vend në Evropë.
Kështu është shprehur ai pas takimit të realizuar të mërkurën me Kushtrim Koliqin nga organizata “IntegraNGO”, partner i këtij festivali.
“Sapo u takua me Kushtrim Koliqin nga ‘IntegraNGO’, partneri i festivalit ‘Mirëdita, Dobar dan!’, organizuar nga njerëz të guximshëm nga Kosova dhe Serbia me fokus paqen dhe pajtimin. Autoritetet serbe ndaluan tani edicionin e tij të 10-të. Mbështetja e ndalimit po promovon nacionalizmin. Kjo nuk ka vend në Evropë”, ka shkruar ai.
Rruga Press