Bota

Zëvendësi i Lavrov shkon në Beograd për të rritur lidhjen e Serbisë me Rusinë në fushën e sigurisë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Aleksandar Grushko ka shkuar të hënën në Beograd për të rritur lidhjen mes dy vendeve tradicionale aleate. Zëvendësi i Lavrovit ka takuar ministrin e Punëve të Brendshme Ivica Daçiq dhe zëvendëskryeministrin Aleksandar Vulin, ku janë diskutuar çështjet e sigurisë ndërmjet Rusisë dhe Serbisë.

Aty shtohet se Daçiq dhe Grushko kanë biseduar për “çështje aktuale të sigurisë dhe kanë shprehur nevojën për koordinim të vazhdueshëm të institucioneve kompetente të sigurisë”.

“U diskutua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e punëve të brendshme, veçanërisht në situatat emergjente”, njoftoi MPB e Serbisë.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Gjithashtu, ata kanë zbuluar se Serbia bashkëpunon me Rusinë në fushën e punëve të brendshme përmes shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit mes policive të dy vendeve.

Zëvendësi i Lavrovit nuk është kthyer në Moskë pa e takuar edhe aleatin e tyre, zëvendëskryeministrin e Serbisë dhe ish-shefin e Agjencisë së Inteligjencës (BIA) Aleksandar Vulin, i cili është në listën e sanksioneve amerikane për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë dhe korrupsion.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Vulin dhe Grushko lavdëruan marrëdhëniet mes të dyja vendeve dhe u zotuan se do t’i thellojnë edhe më shumë ato.
Vulin falënderoi Rusinë për mbështetjen që i jep Serbisë për Kosovën.

Serbia është një vend kandidat për Bashkimi Evropian por ajo po vazhdon rritjen e lidhjeve të saj me Rusinë dhe tash edhe me Kinën, pavarësisht shqetësimeve në rritje dhe paralajmërimeve nga BE për bashkërendim të politikës së saj ta jashtme. /The Geopost/

YouTube player