Lajme

Zëvendësministri Ahmeti: Kosova ka arritur të ndërtojë institucione të qëndrueshme

Me ftesë të Institutit Australian për Marrëdhënie Ndërkombëtare, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mbajti prezantim para anëtarëve të shoqërisë civile të Australisë dhe diplomatëve në Kanbera, me ç`rast paraqiti të arriturat e Republikës së Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.

Ai theksoi, se Republika e Kosovës prej shpalljes së pavarësisë ka shënuar progres të dukshëm politik, ekonomik e diplomatik.

Lexo më shumë  AKU në Tiranë bllokon 738 kg mish pule dhe djathë të rrezikshme për konsum

Zëvendësministri Ahmeti, tha se në aspektin politik Kosova ka arritur të ndërtojë institucione të qëndrueshme dhe kornizë demokratike me zgjedhje të lira e të rregullta. Ndërsa, në aspektin ekonomik Kosova ka shënuar rritje të vazhdueshme të BPV, investimeve të huaja direkte, eksporteve, të hyrave buxhetore dhe vendeve të punës, duke e bërë Kosovën një shembull të rrallë në Ballkanin Perëndimor, të progresit të njëkohshëm demokratik dhe ekonomik. Republika e Kosovës, gjatë këtyre viteve ka shtrirë prezencën e saj në arenën ndërkombëtare, si në rrafshin dypalësh ashtu edhe në rrafshin shumëpalësh.

Lexo më shumë  Policia reagon ndaj dezinformimit të portalit të Lirim Mehmetajt: Iu bëjmë thirrje qytetarëve të mos bien pre e këtij manipulimi

Prezantimi u pasua me diskutim të hapur mes zëvendësministrit Ahmeti dhe të pranishmëve, ku interesimi kryesor ishte mbi qëndrimet dhe zhvillimet e Kosovës në politikën e jashtme.

Rruga Press

YouTube player