Lajme

Socialistët rrisin me 40% çmimin e ujit në Elbasan

Çmimi i ujit në Elbasan është rritur me 40% në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Vendimi u mor mes tensionesh pas votimit të këshilltarëve socialistë. Një nga qytetarët e pranishëm në mbledhje ka nisur të shajë këshilltarët socialistë duke qëlluar njërin prej tyre me një dosje.

Ndërkohë para fillimit të mbledhjes u zhvillua një protestë e këshilltarëve të opozitës dhe një grupi qytetarësh elbasanas kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm. Opozita e bojkotoi procesin e votimit dhe e cilësoi të paligjshëm.

Lexo më shumë  Kurti: Eksporti i shërbimeve të TIK-ut është rritur për 386% në katër vitet e fundit

Rruga Press

YouTube player