Lajme

Cens 2023: 40% e hyrjeve në pallate janë bosh, 171 mijë apartamente pa banorë brenda

Të dhënat e përfituara nga INSTAT në procesin e regjistrimit të banesave tregojnë se një pjesë e mirë e godinave të ndërtuara për banim në Shqipëri aktualisht janë bosh.

INSTAT thotë se në të gjithë vendin rezultojnë 1 milionë e 82 mijë banesa. Nga këto 47 për qind janë shtëpi individuale, 40 për qind janë pallate dhe pjesa tjetër janë banesa që INSTAT i kategorizon si pjesërisht të veçuara.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

INSTAT thotë se nga 1 milionë e 82 mijë banesa, vetëm 726 mijë rezultuan të banuara, ndërsa në pjesën tjetër prej 356 mijë anketuesit nuk gjetën banorë brenda.

Duke i ndarë në kategori, INSTAT raporton se përqindja më e lartë e shtëpive të pabanuara rezulton në pallate. Të dhënat e përfituara nga censusi tregojnë se 39.4 për qind e apartamenteve rezultojnë bosh.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

E përkthyer në numra, rezulton se janë gati 171 mijë apartamente bosh në mbarë vendin. Për përqëndrimin e banesave bosh, duhet pritur vjeshta, kur INSTAT do të publikojë të dhënat e detajuara sipas qarqeve të vendit.

YouTube player