KryesoreLajme

Rrëzimi i Ligjit për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, Kurti: Drejtësi do të ketë, Ministria të fillojë menjëherë ndryshimet dhe ta procedojë me urgjencë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka folur lidhur me rrëzimin e dy Ligjeve nga Gjykata Kushtetuese, atë për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Kurti në mbledhjen e ekzekutivit të vendit kërkoi nga Ministria e Drejtësisë që menjëherë të fillojë me ndryshimet dhe procedojë me urgjencë Ligjin për byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

“…Kemi hartuar Ligjin për byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ashtu siç kemi miratuar Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës që në seancën e radhës do të votohet në lexim të dytë për më shumë prokurorë efikas e të pavarur nga politika e për një institucion të pavarur që do të kthente pasurinë e vjedhur”, tha ai.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti tha se të dy këto ligje u konsultuan edhe me Komisionin e Venedikut, që sipas tij, i aprovoi.

“Megjithëkëtë, Gjykata Kushtetuese rrëzoi të dy këto ligje….duke zgjedhur kësisoj të vonojë ndjekjen e krimit dhe reformën… Me 5 vota për, në raport me 4 vota kundër Gjykata ka gjetur se Kushtetuta është shkelur me Ligjin për byronë për konfiskimin e pasurisë së paluajtshme duke tregtuar kështu se Kushtetuta ndryshe shihet nga gjysma e gjyqtarëve të Kushtetutës, në raport me gjysmën tjetër”, u shpreh Kurti.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese gjen po ashtu se manipulimi në blerjen e insulinave dhe kësisoj rrezikimi i shëndetit nuk është faj i anëtares së OSHP-së të shkarkuar nga Kuvendi, me propozim të qeverisë.

“E rrezikimi i shëndetit publik dhe manipulimi me tenderë milionësh për Gjykatën Kushtetuese nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.

Një vjet e katër muaj i janë dashur Gjykatës Kushtetuese ta sjell vendimin për Byronë… ende të pa publikuar e të paqartë… Uroj që nuk i duhen edhe katër muaj tjetër që ta publikoj aktgjykimin”, tha tutje Kurti.

Kryeministri i vendit kërkoi nga Ministria e Drejtësisë që menjëherë të fillojë me ndryshimet dhe procedojë me urgjencë Ligjin për byronë…

“Drejtësia duhet të bëhet, drejtësi duhet të ketë dhe drejtësi do të ketë…”, tha Kurti.

YouTube player