Lajme

Kryetari Hyseni i Gjilanit, priti në takim Ambasadorin italian De Riu

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë Antonello De Riu.

Në takim është diskutuar për të arriturat dhe prioritetet e komunës.

“Biseduam për të arriturat tona, sfidat dhe projektet e së ardhmes. U dakorduam që të forcojmë mundësinë e bashkëpunimit”, tha kryetari Alban Hyseni.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ambasadori De Riu, tha se pati kënaqësinë të takohet me kryetarin Hyseni për të diskutuar rreth sfidave dhe planeve të ardhshme të Komunës së Gjilanit.

Ambasadori, premtoi mbështetje për komunën dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të frytshëm.

Ata gjithashtu eksploruan mënyra për të forcuar partneritetin, duke filluar me theksimin më efektiv të kompanive dhe investimeve italiane dhe duke theksuar rëndësinë e kulturës italiane.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Kryetari Hyseni dhe ambasadori De Riu, vlerësuan nivelin e shkëlqyeshëm të bashkëpunimit të arritur deri më tash, duke shpresuar në vazhdimin e tij edhe më tej.

Rruga Press

YouTube player