KryesoreLajme

Kurti: Me ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, Serbia në vend të artistëve iu dha fjalën huliganëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, Serbia në vend të artistëve iu dha fjalën huliganëve. 

Në një postim në rrjetin social X Kurti ka shkruar se Serbia ka ndaluar një festival që është nismë e bashkimit Evropian. 

“Pasi refuzoi edhe një herë nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë të lehtësuar nga BE-ja, të miratuar nga SHBA-ja, Serbia ndaloi të enjten një nismë tjetër të sponsorizuar nga BE-ja, festivalin e ‘Mirëdita, dobar dan’”, ka shkruar Kurti. 

Lexo më shumë  Mid'hat Frashëri: Ç'fituam nga Kongresi i Manastirit?

Sipas tij festivali është rrëmbyer nga udhëheqësit e Serbisë. 

“Festivali kulturor me një histori dhjetëvjeçare të festimit të diversitetit dhe bashkimit të artistëve nga Kosova dhe Serbia, “Mirëdita, Dobar Dan” u rrëmbye nga zëvendëskryeministrit i Serbisë Aleksandar Vulin dhe ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq, të cilët e deformuan atë, përtej njohjes, në një paradë groteske të urrejtjes dhe mesazhe diskriminuese. Në vend të artistëve, fjala iu dha grupeve të huliganëve”, ka shkruar Kurti në X.

“Për fat të keq, Serbia ka shfaqur edhe një herë armiqësinë e saj të paepur ndaj gjithçkaje që ka të bëjë me paqen dhe pajtimin”, ka tutje Kurti.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Serbia e ekstremistëve dhe e huliganëve – në protestat e të cilëve thirrjet për vrasjen e shqiptarëve janë krejt të zakonshme – tok me zyrtarë të shtetit, e ka ndaluar festivalin “Mirëdita, dobar dan!”. E ka bërë këtë me urdhër shtetëror. Funksionarë të lartë, disa javë më parë u kishin prirë thirrjeve për anulimin e kësaj ngjarjeje, kanë nxitur popullin të dalë në protesta e të enjten e kanë konkretizuar anulimin ashtu siç kishin paralajmëruar.

Rruga Press

YouTube player