Bota

SHBA ka dhuruar më shumë vaksina se sa çdo vend tjetër

SHBA-të kanë dhuruar më shumë se 110 milion doza vaksine koronavirus në mbi 60 vende, tha Shtëpia e Bardhë të martën sipas mediave amerikane.

Kjo është sasia më e madhe e vaksinave e dhuruar — më shumë se donacionet e kombinuara të të gjitha vendeve të tjera, tha Shtëpia e Bardhë, duke cituar Kombet e Bashkuara. Biden ishte zotuar të dhuronte të paktën 80 milionë vaksina deri në fund të qershorit.

Lexo më shumë  Foshnja palestineze ngrin për vdekje në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon të bllokojë ndihmat

“Njoftimi i sotëm është një përmbushje e premtimit të Buden dhe një pagesë e konsiderueshme paraprake për qindra miliona doza të tjera që SHBA do të japë në javët e ardhshme,” tha Shtëpia e Bardhë.

Vendi që ka marrë më shumë të vaksina dhuratë nga SHBA-të është Indonezia, me 8 milionë. Filipinet morën 6.2 milion doza, dhe Kolumbia ka marrë 6 milion doza.

Lexo më shumë  WSJ: Dhëndri i Trumpit, Jared Kushner heq dorë nga investimi në Serbi

Shtëpia e Bardhë tha se duke filluar këtë muaj, SHBA do të fillojë të dërgojë 500 milionë doza Pfizer në 100 vende me të ardhura të ulëta në nevojë./exit/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *