Opinion/Aktualitet

Feraj: Askund nuk lejohet gëzimi në qetësi i pasurisë së padrejtë, por a nuk është Kosova rast sui generis?

Shkruan Hysamedin Feraj

Kush ka bâ pasuri të paligjshme, e gëzoftë dhe trashëgoftë për jetë, e brez pas brezi!

Kështu paska vendos në thelb Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Askund nuk lejohet gëzimi në qetësi i pasurisë së atillë, por a nuk është Kosova rast sui generis?

Cui bono! Kush fiton, prej këtij vendimi?

Lexo më shumë  Kurti: Kërkesa për transferimin e të arrestuarve nga Serbia, në frymën e Marrëveshjes Bazike

Sigurisht jo vendimmarrësit, sot të paprekshëm por jo dhe nesër, apo jo? Të kenë menduar për të ardhmen e vet? Zor të besohet.

Prandaj, të shohim anën e mirë:

Humbi ekipi kombëtar i futbollit, por fitoi ekipi i gjykatësve ndaj ekipeve të huaja më të forta!

Gjykatësit e GJKK treguan epërsi profesionale, teknike dhe strategjike, ndaj juristëve të famshëm të Perëndimit, përfshirë ata të Komisionit të Venecias…

Lexo më shumë  Bislimi: Vendi ka shënuar progres drejt integrimit në BE

Goool? Kush? Kujt?

YouTube player