KryesoreLajme

41 urdhër-arreste vendorë e 39 ndërkombëtarë për sulmin në Banjskë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Bajnskë, deri më tani janë identifikuar 48 persona të dyshuar që kanë marrë pjesë në këtë sulm, ndër të cilët tre persona të neutralizuar gjatë operacionit antiterror të asaj dite.

Po ashtu, sipas policisë deri më tani nga ky sulm terrorist, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, janë ngritur kallëzime penale kundër 45 personave, duke përfshirë edhe tre persona që janë nën masën e paraburgimit.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Siç ka konfirmuar policia për Dukagjinin, këta të dyshuar akuzohen për një sërë veprash penale, përfshirë: “Vrasje e rëndë, Sulmi kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, Bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese, Kryerja e veprës terroriste, Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, Shpëlarja e parave, Financimi i terrorizmit”.

Policia e Kosovës ka ngritur urdhër-arreste vendore kundër 41 personave të dyshuar dhe 39 urdhër-arreste ndërkombëtare.

Të gjitha të gjeturat nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe dëshmive të sekuestruara janë vënë në dispozicion të Prokurorisë Speciale.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

“Të gjitha të gjeturat gjate ekzaminimit të vendit te ngjarjes, dëshmive të sekuestruara, por edhe gjatë analizimit dhe ekzaminimit të dëshmive, së bashku me të gjitha shkresat e lëndës dhe dokumenteve përcjellëse janë vënë me kohe në dispozicion të Prokurorisë Speciale”, thuhet mes tjerash në deklaratën e policisë.

Ndërkaq, për të zhvilluar hetime të plota, disa prova se janë dërguar jashtë vendit për ekzaminim, për të cilat thuhet ende nuk janë pranuar përgjigjet.

YouTube player