Bota

Ish-kryeprokurori i Malit të Zi merret në pyetje nën dyshimin se ka torturuar civilët kroatë, dyshohet se ka kryer krime lufte në Cavtat

Ish-kryeprokurori special Milivoje Katniq nga Mali i Zi është marrë në pyetje dje në Prokurorinë Speciale, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale – “krim lufte kundër popullatës civile” në zonën e Cavtatit të Kroacisë në vitin 1992, shkruan Vijesti.

Katniq u mor në pyetje si i dyshuar. Prokuroria Speciale e akuzon Katniqin, për trajtim çnjerëzor të civilëve kroatë si oficer i APJ-së gjatë luftës në Kroaci në zonën e Cavtatit.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Dje në seancën dëgjimore në Prokurorinë Speciale, para prokurores Tanja Çolan-Deretiq, Katniq ka mohuar akuzat se ka lidhje me krimet e luftës.

“Prokuroria Speciale, pas vlerësimit të provave të mbledhura nga organet kompetente të Republikës së Kroacisë dhe të gjetura në bazën e të dhënave të provave të Prokurorisë së Mekanizmit Ndërkombëtar të Mbetur për Gjykatat Penale, sot ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve kundër të pandehuri M.K, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer luftë kriminale, krim kundër popullatës civile”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“Urdhërim e ngarkon të pandehurin M.K se, në territorin e Kroacisë, komuna e Konavlit, Cavtat, si oficer i ushtrisë  Jugosllave (APJ), duke vepruar në kundërshtim me dispozitat e Konventës IV të Gjenevës, trajtohen në mënyrë çnjerëzore disa civilë të kombësisë kroate duke i sulmuar, torturuar, plagosur fizikisht, dhe duke fyer dinjitetin njerëzor dhe duke ushtruar dhunë kundër mirëqenies së tyre mendore”, shtoi Prokuroria.

YouTube player