Bota

Mungesa e çipeve elektrike në treg vë në vështirësi prodhuesit e makinave në Evropë

Gjigandët e prodhimit të makinave në Evropë ngritën të martën shqetësimin se mungesa e çipeve elektrike në tregjet botërore do të kushtëzojë prodhimin dhe shitjet deri në fund të këtij viti.

Prodhuesit e makinave BMW dhe Stellantis, – bashkimi konglomeratit Fiat dhe French PSA Group, – u detyruan të mbyllnin fabrikat gjatë vitit të shkuar. Shkak u bënë masat kufizuese dhe fakti se një pjesë e furnitorëve të produkteve të para nuk i përmbushnin dot në kohë dërgesat.

Përveç kësaj, gjatë këtij viti kompanitë evropiane po hasin konkurrencë të ashpër për sigurimin e porosive me çipe elektrike – qarqe të integruara. Kompanitë e makinave elektrike janë ato që kanë siguruar pjesën dërrmuese të porosive ndërsa industria e prodhimit të këtyre qarqeve ka hasur vështirësi për t’i përmbushur kërkesat.

Vitet e fundit makinat janë bërë më tepër të varura nga qarqet elektrike për shkak të integrimit të funksioneve të ndryshme, – si frenimi emergjent, drejtim i asistuar etj. – me një kompjuter qendror.

Lexo më shumë  WSJ: Dhëndri i Trumpit, Jared Kushner heq dorë nga investimi në Serbi

Përballë kësaj situate kompanitë janë përqendruar kryesisht në prodhimin e modeleve të shtrenjta duke nxjerrë përfitime nga çmimi i lartë.

Zyrtarë të Stellantis thanë se situata mund të vijojë deri në fund të vitit me një mangësi totale prodhimi prej 1.4 milionë makinash.

BMW, që deri më tani nuk është prekur shumë nga kjo mungesë në treg, shfaqi të njëjtin shqetësim, madje duke parashikuar se prodhimi mund të ndikohet edhe për vitin e ardhshëm.

Kompani si Tesla apo Ford Motor Co thonë se vrulli i zhvillimit të modeleve të reja pengohet nga varësia e industrisë te prodhimi i qarqeve të integruara.

“Ndërsa ne zhvillojmë makina në shpejtësi marramendëse, situata botërore e mungesës së çipave mbetet mjaft serioze,” tha drejtuesi i Teslas Elon Musk javën e kaluar.

Lexo më shumë  Presidenti serb kërcënon me hakmarrje pasi planet për Kullën Trump në Beograd u penguan

Prodhuesi gjerman i çipave Infineon Technologies gjithashtu bëri një tablo të zymtë të martën, duke thënë se po përballej me kufizime ekstreme në tregjet e saj pasi vala e fundit e COVID-19 bllokoi prodhimin në Azi dhe kjo solli uljen e dërgesave.

“Rimëkëmbja e tregjeve globale të makinave vazhdon të pengohet nga kufizimet akute të furnizimit në të gjithë hallkat prodhuese,” tha drejtuesi i Infineon, Reinhard Ploss. “Në përgjithësi, do të duhet kohë për t’u kthyer në një ekuilibër të kërkesës dhe ofertës” vijoi ai teksa përmendi vitin 2022 si pikë kthese.

Instituti i kërkimeve ekonomike IFO publikoi një raport sipas së cilit industria e prodhimit të makinave në Gjermani vuajti mungesën më të madhe të furnizimit me çipa në 30 vitet e fundit – 83 për qind e kompanive u prekën./euronews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *