KryesoreLajme

Aleksander Vlajiç kishte krijuar rrjet spiunazhi në Kosovë

Aleksandër Vlajiç, është personi i arrestuar një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Ai është i dyshuar për spiunazh në dëm të Republikës së Kosovës, dhe një gjë të tillë e ka bërë duke i dërguar informacione BIA-s.

Në gjurmë të tij ka rënë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, të cilët pas shumë hetimeve kanë zbuluar se i njëjti kishte krijuar një rrjet spiunazhi në Kosovë, dhe të rekrutuarit e tij kanë qenë kryesisht qyetarë serbë, të cilët kanë punuar në orgnaizata ndërkombëtare në Kosovë.

Lexo më shumë  Sveçla jep detaje nga Zubin Potoku: Janë gjetur katër trupa në varrezën e re masive

Aleksandar Vlajiç ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me shefin e qendrës së BIA-s në Novi Pazar, Ratko Gajtanovic, të cilin e ka informuar në vazhdimësi për zhvillime të sigurisë në veriun e Kosovës.

Pos kësaj, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka zbuluar se Vlajiç ka zbuluar emrin e një zyrtari të AKI-së dhe e ka dërguar te BIA, derisa një gjë të tillë e ka mësuar gjatë takimeve derisa ka qenë zyrtar i Policisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore

Aleksandër Vlajiç ishte përjashtuar nga Polica e Kosovës.

Rruga Press

YouTube player