Bota

Kopertina e parë e ‘Harry Potter’ thyen rekordin në ankand

Vepra e artit ka arritur një shumë rekord në ankand dhe është bërë artikulli më i shtrenjtë i Harry Potter i shitur ndonjëherë.

Ilustrimi origjinal me bojëra uji për librin “Harry Potter and the Philosopher’s Stone” i J. K/ Rowling u shit për një shifër rekord prej 1.9 milionë dollarësh të mërkurën më 26 qershor, duke u bërë artikulli më i vlefshëm i Harry Potter i shitur ndonjëherë në ankand.

Vepra artistike e Thomas Taylor, e cila u shit në Sotheby’s në Nju Jork, u shfaq në kopertinat e botimit të parë të romanit të vitit 1997.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Taylor ishte vetëm 23 vjeç kur mori komisionin e tij të parë profesional për të krijuar një kopertinë për romanin e parë të Rowling. Ai ishte një nga njerëzit e parë që lexoi dorëshkrimin për librin origjinal të Harry Potter dhe iu deshën dy ditë për të përfunduar veprën e artit, e cila u bë duke përdorur bojëra uji të koncentruar dhe skica me laps të zi.

“Ky është me të vërtetë vizualizimi i parë i Harry-t dhe i botës së magjistarëve”, tha Kalika Sands nga shtëpia e ankandeve Sotheby.

Para ankandit, vlerësimi i çmimit ishte midis 400,000 dhe 600,000 dollarëve – që sipas Sotheby’s është “vlerësimi më i lartë i para-shitjes i vendosur ndonjëherë në një artikull të ndonjë vepre të lidhur me Harry Potter”.

Ajo u shit për më shumë se trefish për çmimin e pritur. Identiteti i blerësit nuk u zbulua.

Rruga Press

YouTube player